Të famshmit që përdorin Motoçikleta

Disa personazhe të famshëm dashurinë që kanë për motoçikletat e kanë shprehur dhe nepër rolet e tyre në filma dhe në koleksionet e tyre prej 100 motorrash.

Kjo është lista e personave të famshëm që përdorin motoçikleta, të rreshtuar sipas famës dhe popullaritetit.

Kush është personi më i famshëm që ka një motor?

Tom Cruise kryeson listën tonë. Aktori i “Vanilla Sky” zotëron disa motoçikleta përfshirë një Vyrus 987 C3 4V me vlerë mbi 100,000 dollarë. Atë shpesh e kemi parë duke xhiruar skena filmi me motoçikleta në “Top Gun”, “Days of Thunder”, dhe disa nga filmat “Mission Impossible”.

Të tjerë Hollivudian qe I japin motoçikletës përfshijnë George Clooney, Brad Pitt dhe Hugh Laurie. Fakti që janë yje kinematografik nuk do të thotë se ata gjithashtu nuk mund të jenë motoçiklista cool.

Justin Timberlake

Justin Timberlake ka një Harley-Davidson të personalizuar.

Vendlindja: Memphis, Tennessee, USA

George Clooney

Aktori I “Syriana”  George Clooney ka një motorr Harley-Davidson që e përdor shpesh kur është me pushime.

Vendlindja: Lexington, Kentucky, USA

P!nk

Këngëtarja Pink ka një Triumph Bonneville T100 dhe një Harley-Davidson Sportster XL Iron 883N.

Vendlindja: Abington Township, Pennsylvania, USA

Brad Pitt

Aktori I “Fight Club”  ka disa motoçikleta përfshirë një Ecosse Titanium.

Vendlindja: Shawnee, Oklahoma, USA

David Beckham

Ylli I futbollit David Beckham ka një motorr Hellcat.

Vendlindja: Leytonstone, Londer, Mbretëri e Bashkuar

Clint Eastwood

Clint Eastwood-in e kemi parë shpesh duke ngarë motoçikleta në filmat e tij.  Megjithatë ka kaluar shumë kohë që nuk e kemi parë duke përdorur motoçikletën e tij Triumph.

Vendlindja: California, USA

Ryan Gosling

Aftësinë e tij të ngarjes së motoçikletës Ryan Gosling e tregoi në filmin “The Place Beyond the Pines”. Ryan Gosling shihet shpesh vërdallë në Los Angeles duke I dhënë motoçikletës së tij.

Vendlindja: London, Kanada

Ewan McGregor

Aktori I “Trainspotting”  Ewan McGregor është I fiksuar mbas motorrave. Ai i ka pasqyruar udhëtimet e tij me motorr ne seritë “Long Way Round” dhe “Long Way Down.”

Vendlindja: Perth, Mbretëri e Bashkuar

John Travolta

Aktori i “Pulp Fiction”  John Travolta ka një Harley-Davidson.

Ai e ka treguar pasionin e tij për motoçikletat në filmin “Wild Hogs”

Vendlindja: Englewood, New Jersey, USA

Hugh Laurie

Aktori I “House” Hugh Laurie ka një Triumph Bonneville.

Vendlindja: Oxford, Mbretëri e Bashkuar

Keanu Reeves

Aktori I “The Matrix”  ka disa motoçikleta përfshirë një Norton 850 commando të 1973, një Harley-Davidson Dyna Wide Glide dhe një West Coast Choppers.

Vendlindja: Beirut, Liban

Ryan Reynolds

Aktori I “Green Hornet”  Ryan Reynolds ka një Ducati Paul Smart 1000  dhe nje Retro triumph.

Vendlindja: Vancouver, Kanada

Orlando Bloom

Aktori I “Lord of the Rings”  Orlando Bloom ka disa motoçikleta përfshirë një Ducati Sport Classic, Ducati Monster, Ducati Streetfighter, dhe një BMW R1200GS

Vendlindja: Canterbury, Mbretëri e Bashkuar

Marlon Brando

Marlon Brando xhiroi skena me një Triumph 6T Thunderbird 1950 në filmin “The Wild One”. Ai gjithashtu ka në pronësi motoçikletat e tij personale. Brando tha: “Gjatë atyre viteve të hershme në Nju Jork, unë shpesh dilja me motor në mes të natës dhe bëja nje xhiro – pa destinacion. Kriminaliteti nuk ishte shumë I lartë në qytet atëherë, dhe nëse kishe një motor dhe e lije jashtë apartamentit në mëngjes do e gjeje përsëri aty.

Vendlindja: Omaha, Nebraska, USA

Bob Dylan

Këngëtari I “Like A Rollin ‘Stone” Bob Dylan ka pasur një Triumph Tiger 100 të 1964.

Vendlindja: Duluth, Minnesota, USA

When you join iMOTO, you become part of a revolution.
Founded in 2016, iMOTO is in the right steps to build the new generation of Albanian motorcyclists.

Contact Us

+355 67 501 0001 info@imoto.al Irfan Tomini Str., Tirana, Albania

Social Media

Join our Newsletter

[contact-form-7 404 "Not Found"]