Qëndro i sigurt kur je duke udhëtuar në grup: Gati ose jo, ja ku jemi

Kur je duke udhëtuar me të tjerë, është e lehtë të ndihesh i sigurt në vetvete.
Nuk duket se ka të njëjtin sens urgjence të skanojmë në mënyrë aktive
rrugën ose të shikojmë në pasqyra ashtu si bëjmë kur jemi duke ecur
vetëm. Kur jemi duke udhëtuar në grup, sytë priren të fiksohen në
motoçikleta përpara duke i lënë të tjerët të udhëheqin. Kjo zgjat deri në
momentin që një shofer i paduruar nga prapa na parakalon. Ky efekt
përsëritet deri sa të gjithë parakalojnë njëri pas tjetrit . Ky është momenti
kur shoferi i makinës që mund të ndodhet aty, kupton se nuk mund të
parakalojë më.
Si mund ta minimizojmë rrezikun në këto skenarë? Duke marrë një rol aktiv
dhe duke ndjekur rrugën tonë, edhe kur jemi duke udhëtuar me të tjerët.
Gjatë gjithë kohës qëndroni të kujdesshëm duke u konsultuar me pasqyrën
e majtë.
Sigurohuni që gjithmonë ta dini nëse ka një shofer pas jush. Qëndroni të
përgatitur; nëse një automjet po ju afrohet shpejt ose është duke pritur të
parakalojë. Kur merrni kthesat, kontrolloni pasqyrat ndërsa ngadalësoni
shpejtësinë dhe përgatituni për parakalimin e makinës. A është gati që
grupi juaj të bëjë një kthesë të majtë? Një kontroll pasqyre dmund të
shpëtojë jetën tuaj nëse ai shofer vendos të parakalojë teksa jeni duke u
kthyer majtas si grup. Makinat që parakalojnë janë gjithmonë aty, duhet të
planifikoni për to. Sepse, nëse ju jeni gati apo jo, ato vijnë!

When you join iMOTO, you become part of a revolution.
Founded in 2016, iMOTO is in the right steps to build the new generation of Albanian motorcyclists.

Contact Us

+355 67 501 0001 info@imoto.al Irfan Tomini Str., Tirana, Albania

Social Media

Join our Newsletter

[contact-form-7 404 "Not Found"]