10 ARSYET PER TE NGARE NJË MOTOR

Dhe numri 1 është arsye e mjaftueshme

Pse te ngasim një motor? Është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë për një shumëllojshmëri arsyesh duke filluar qe nga pasioni qe kane deri tek arsyet praktike. Këtu janë disa nga këto arsye.

1. Për emocionin qe te fal

Një nga gjërat më mbreselenese kur nget nje motorr është se asgjë nuk mund te krahasohet me kete eksperienc; emocioni kur ti dhe motorri beheni nje dhe ti je I vetmi qe ke kontrollin e nje mjeti qe peshon qindra kilogram. Per te shkuar nga pika  A tek B ja vlen te mposhtesh friken ne raport me kenaqesine qe mer! Ndoshta Robert Pirsig kishte te drejte kur tha: “Ju jeni plotësisht në kontakt me gjithcka. Je ti qe po e perjeton, nuk je thjesht duke e parë, dhe ndjesia e te jetuarit momentin te pushton. ” (Zen and the Art of Motorcycle Maintenance)

  • Kursimi ne karburant

Eshte dashur qe cmimet e karburantit te arrijne shifra rekord qe njerezit te behen te vetedijshem per te perdorur motoçikleta , por fakti qe motoçikletat harxhojne me pak se gjysma ne raport se cfare harxhojne makinat, na ben seriozisht t’I konsiderojme motoçikletat pavaresisht çmimeve te karburantit.

Kjo eshte arsye e mjaftueshme per te na bere të zgjedhim motorrin për të shkuar ne pune çdo dite.

  • Parkingu

Mund t’I qeshesh ne fytyre SUV-ve qe vijne verdalle per te parkuar, nderkohe qe t’I ke parkuar ne kohe rekord! Te mbarosh pune me motoçikletë është shume më e lehtë se me makine. Dhe te mendosh qe kudo me motorr parkon falas!

  • Komuniteti

Nëse e nget motorrin, ti e di se cfare domethene kur dikush qe ndan te njejtin passion me ty, te kalon afer dhe te pershendet.

Motoçiklistët shpesh ndihen qe i përkasin një komuniteti të madh dhe kjo

ndjesi na jep diçka të përbashkët; por qe ne te njejten kohe na diferencon nga te tjeret. Te ngasesh ne pergjithesi do te thote dicka, por te ngasesh nje motorr eshte dicka tjeter!

5. Individualiteti

E thame qe te gjithe motoçiklistet I perkasin nje komuniteti, por gjithashtu

kanë tendencë të jenë më individualiste se nje person I zakonshem. Kjo e shprehur nepermjet stilit tonë personal ose mënyrës se si ngasim, motoçiklizmi ngelet nje dritare përmes së cilës ne mund të shprehim me shume personalitetin tone.

  • Ndikimi i ulët mjedisor

Ju intereson apo jo mbrojtja e mjedisit, motoçikletat janë forme efikase transporti që ndikojnë minimalisht në mjedis.

Dhe edhe nëse udhëtoni vetëm për te perjetuar adrenaline, do ishte mire te tregoheshit me te kujdesshem për natyrën në te njëjten kohë.

  • Lehtësia e lëvizjes në punë

Motoçikletat lejohen te kalojne ne te gjitha korsite!

Shanset janë që një biçikletë t’ju bëjë të shkoni ne pune më shpejt, jane shume te larta dhe ju do të gjendeni ne zyre te entuziazmuar qe nuk perballeni me trafikun cdo mengjes.

  • Fakti qe mund te arrish performance me investimin me te ulet

Kjo pikë është thike me dy presa; nga njera ane ke shpenzuar $ 13,000 per te blere nje Hayabusa qe mund të mbajë ritmin e nje Ferrari qe kushton nje milion dollar, por nga ana tjeter kjo gje mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Kështu, ndërsa motoçikletat ofrojnë më shumë performancë ne raport me investimin e bere se pothuajse çdo automjet tjeter, është mirë qe keto limite te eksplorohen ne rrethanat e duhura.

  • Le ta pranojme, motorrat jane cool

Sikur dallojne motoçiklistet nga turma apo jo? Kur një djalë apo një vajze

futet në një ambient me një helmet në dore, kane nje tjeter prezence. Nëse jeni pelqen te jeni ne qender te vemendjes, motocikleta ju shtyn një hap para për të qene sa me cool.

  1.  Arratisja dhe aventura

Çfarë mënyre më të mirë ka per tu arratisur se sa me një motor? Ndjenja e lirisë perjetohet plotësisht në dy rrota, dhe ajo qe te emocionon me shume nuk eshte destinacioni, por vete rruga!

Kur futesh në iMOTO, bëhesh pjesë e një revolucioni.
Themeluar në 2016 iMOTO është në hapat e duhur për të ndërtuar gjeneratën e re të motorristave shqiptar.

Rruga Irfan Tomini, Tiranë, Shqipëri +355 67 501 0001 showroom@imoto.al Pandeli Cale, Tirana, Albania

Social Media

Join our Newsletter