10 Këshilla për udhëtimet me motor gjatë stinës së nxehtë

Udhëtimet me motor gjatë verës janë padyshim një nga aktivitetet tona të preferuara. Nuk ka rëndësi nëse po vizitojme një qytet bregdetar ose një vend turistik malor; të gjithë jemi dakort kur themi se me një motor dhe me pak imagjinate mund të ekspolorjmë vende të cilat nuk i arrijmë dot me makinë.  

Por pavarësisht të gjithave, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë. Tani që temperaturat janë përgjithësisht mbi 30 °C, na duhet të marrim më shumë masa se në pranvere, vjeshtë ose dimër. Si mund të shijojmë më shumë udhëtimet tona me motor, pa u shqetësuar nga i nxehti?

1.   Rregulli i parë për të gjithë ata që po planifikojnë një udhëtim në ditë me temperatura të larta është të sigurohemi që kemi veshjen e përshtatshme për këtë udhëtim. Zgjidhja ideale do të ishte një kostum me copë e cila lejon futjen e ajrit gjatë udhëtimit. Këto kostume janë përgjithësisht të pajisura me mbrojtëset e nevojshme për udhëtimin tuaj, pra ato ofrojnë rehati dhe siguri ne te njejten kohë.

Përgjithësisht kur flasim për kostume të tilla pjesa më e madhe mendojnë menjëherë për xhaketat, por nuk duhet të harrojmë se pantallonat janë gjithashtu të rëndësishme. Duhet mbajtur parasysh se pantallonat të cilat janë krijuar me fokus ajrosjen e trupit gjatë udhëtimit do të jenë shumë më të rehatshme gjatë udhëtimit sesa pantallonat me materiale normale të përdorshme në përditshmëri.

   2.   Sigurohuni të vishni shtresat teknike mbrojtëse. Udhëtimi me një bluzë të thjeshtë me mengë të shkurtra duket gjithmonë më i rehatshëm se udhëtimi me veshje teknike mbrojtëse, por në të tilla raste duhet të konsideroni demtimin e lekurës nga ekspozimi për kohë të gjata në diell, i cili në shumë raste, sidomos gjatë udhëtimeve të gjata, është i paevitueshëm edhe nëse përdorim kremëra mbrojtës nga dielli.

   3.   Të udhëtosh pa doreza dhe me një palë atlete të thjeshta nuk do e bëjë udhëtimin tuaj më të lehtë. Rëndësia e mbrojtjes së duarve dhe përdorimi i dorezave të cilat janë të përshtatshme për stinët e nxehta është domosdoshmëri, për arsye rehatie dhe për arsye sigurie. Pavarësisht të gjithave, duhet të sigurohemi të zgjedhim dorezat e duhura për udhëtimin tonë.

(Lexo – Si të zgjedhësh dorezat e duhura për udhëtimin e rradhës)

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se këpucët të cilat nuk janë krijuar posaçërisht për udhëtime me motor, nuk do ju mbrojnë kurrë mjaftueshëm. Përpiquni të kujtoni sa herë i vendosni këmbët në tokë gjatë udhëtimeve tuaja thjesht për të ndaluar. Këpucët e pajisura me mbrojtje në zonën e kyçit, insertë të vecanta për ndërrimin e marsheve dhe support të veçantë për këmben, janë shumë më të rëndësishme sesa mendoni.

4.   Një pjesë e mirë e mbrojtëseve janë projektuar në mënyrë të tillë që personi i cili i përdor ato mos ta ndjejë të nxehtin më shumë se duhet. Disa nga mbrojtëset e trupit Dainese kanë më shumë se 43% të sipërfaqes “të zhveshur” në mënyrë që mos të rrisi nxehtësinë e trupit ose të krijojë parehati. Përdorimi i mbrojtëseve gjatë verës mund të duhet si një zgjidhje jo optimale, por është e domosdoshme. Pavarësisht xhaketës tuaj, ne jemi të sigurt që mbrojtëset Dainese do e bejnë atë më të mirë edhe praktik.

5.   Nëse ju duhet të zgjidhi një helmetë, helmetat modulare mund të jenë një zgjidhje e mirë për të përballuar të nxehtin. Mekanizmi i cili ju lejon të ngrini pjesën e nofullës gjatë ndalesave të shkurtra, ju ndihmon për të freskuar fytyren. Modelet JET gjithashtu ofron ventilim më të mirë, por ajri i nxehtë nuk është shumë i këndshëm kur prek lëkurën e fytyrës tonë dhe nuk na mbron shume as nga insektet, impakti me të cilat mund të jetë i dhimbshëm edhe në shpejtësi të ulëta.

 
   6.  Nxehtësia dhe dielli i fortë në pjesën më të madhe të kohës janë të pandashme. Xhamat e errët për helmetat tuaja janë padyshim domosdoshmëri gjatë verës. Ato jo vetëm mbrojnë të gjithë fytyrën tuaj nga dielli, por edhe ndihmojnë në relaksimin e syve gjatë udhëtimit. Lodhja e syve nga drita e fortë mund të jetë e rrezikshme gjatë udhëtimeve të gjata. Gjithsesi, nëse po planifikoni të udhëtoni për një kohë të gjatë mund tju duhet të udhëtoni edhe gjatë natës, ndaj mos harroni të merrni një xham transparent rezerve.

 7.   Miqtë tuaj më të mirë në këto udhëtime janë shtresat e brendshme teknike. Pjesa më e madhe e tyre janë të përbëra nga materiale të lehta, me ajrosje të lartë dhe të cilat thithin lagështinë e trupit duke e bërë udhëtimin më të rehatshëm.
 
   8.   Gjithmonë duhet të keni me vetë të paktën një set kundra ujit. Ndonjëherë gjatë verës e gjejmë veten në mes të stuhive të papritura, ndaj është mirë të jemi të përgatitur. Nëse po udhëtoni në darkë, xhaketa juaj mund të mos jetë e ngrohtë mjaftueshëm nëqoftëse nuk ka shtresë teknike mbrojtëse nga era. Nëse xhaketa juaj ka një shtresë kundra ujit dhe erës, mos harroni ta merrni me vete.

 9.   Hidratimi është çelësi i një udhëtimi të mirë. Dehidratimi mund të sjelli lodhje dhe ngadalëson reflekset, rrjedhimisht e bën udhëtimin me motor relativisht të rrezikshëm. Gjithmonë kujdesuni të gjeni një menyrë për të pasur ujë gjatë udhëtimeve tuaja, me shishe normale për udhëtime, ose me çanta të cilat kanë një “qese uji” të integruar.

   10.  Një nga aspektet më të pakëndshme të udhëtimit gjatë verës është se ndonjëherë insektet të cilat ndeshim gjatë rrugës mund të futen në mëngët ose nga pjesa e qafës së xhaketës tonë dhe të na pickojnë. Një krem qetësues për lekurën ose kundra pickimit të insekteve do të ishte ideal në momente të tilla. Këto kremra zënë shumë pak hapësirë, dhe prezenca e tyre në çantën tuaj mund të krijojë lehtësira të mëdha.

Parapërgatitja për një udhëtim është gjithmonë e rëndësishme. Por kur bëhet fjalë për udhëtime në temperatura shume të nxehta ose shumë të ftohta, parapërgatitja është domosdoshmëri. Ashtu si nuk na pëlqen të udhëtojmë me duar të ngrira, ashtu dhe nuk duhet të arrijmë destinacionet tona me fytyrën dhe sytë të djegur nga dielli. Ndaj disa këshilla të vogla mund ta bëjnë udhëtimin tuaj më të kënaqshëm.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *