Rreth nesh

iMoto u themelua në vitin 2017, në Tiranë, nga entuziastë dhe profesionistë të motorrëve, të cilët që nga ajo kohë kanë siguruar në mënyrë të vazhdueshme në tregun shqiptar markat më të mira botërore të motoçikletave dhe aksesorëve. iMoto ofron zgjidhjet optimale për transportin urban dhe ndërurban, motorrët më të mirë dhe pajisje nga markat më të njohura të botës drejt e në rajonin e Ballkanit.

Qëllimi ynë

T’i japim mundësinë një brezi të ri motoçiklistësh të shijojnë kënaqësinë e udhëtimit me motorr, me çmime konkurruese dhe mbështetjen e vazhdueshme nga fasilitetet dhe shërbimet e iMoto. 

Misioni ynë

Të ndërtojmë një standard dhe kulturë të drejtimit të sigurt, duke pajisur këdo me pajimet e duhura, motorrët më të fundit, dhe aksesorët më efektivë. Nuk ka rëndësi nëse je një motoçiklist profesionist apo fillestar për të shijuar benefitet dhe kënaqësitë e një motorri. Me kalimin e kohës dhe ndihmën tonë, udhëtimi me motorr do të bëhet pjesë e stilit tënd të jetesës, për përdorim dhe argëtim të përditshëm.

Vizioni ynë

Të bëhemi zgjedhja e parë për të gjithë motoçiklistët vendas dhe të rajonit, ndërkohë që ndryshojmë perceptimin e përgjithshëm rreth motoçikletave në vendet ku operojmë.

Showroom

iMoto Albania ka dy dyqane fizike, ku klientët e interesuar mund të gjejnë motorrë dhe pajisje për veten dhe automjetin e tyre. Megjithatë, iMoto po zgjerohet në disa vendndodhje, për të hapur së shpejti pika të tjera brenda rajonit.

Tregu dhe konkurrenca

Tregu shqiptar është ende relativisht i ri në lidhje me përdorimin e në mënyrë të gjerë të motorrëve edhe pse në ditët e sotme një numër i konsiderueshëm i bizneseve të industrive të ndryshme kanë filluar të kuptojnë përfitimet e përdorimit të motorrëve në punën e tyre të përditshme. Padyshim që ka një rritje të kërkesës për motoçikleta në tregun shqiptar. 

iMoto shet mesatarisht 10 motoçikleta të reja në muaj, një numër i cili pritet të rritet ndërsa tregu shqiptar mëson më shumë rreth tyre dhe përfitimet që mund të kemi në jetën tonë të përditshme. 

Në treg ekzistojnë marka të ndryshme të njohura, por biznese të tilla nuk janë konkurrentë për iMoto. Bizneset e sipërpërmendura përqendrohen në njërën prej shërbimeve: pajisje ose motoçikleta. 

iMoto është i vetmi dyqan në Shqipëri që ofron motorrë, aksesorë, servis dhe mirëmbajtje, dhe ka një klub të konsoliduar motorristësh.

Përgjegjësia sociale

NE I MARRIM SERIOZISHT PËRGJEGJËSITË TONA SOCIALE

Ne duam t’i mbajmë klientët tanë të kënaqur me produktet dhe shërbimet tona, por dëshirojmë

gjithashtu t’i mbrojmë ata nga:

  • Informacioni i paçertifikuar dhe i pasaktë.
  • Produkteve jashtë standardeve.
  • Çdo veprim që ka të bëjë direkt ose indirekt me sigurinë e përdoruesve të motorrëve, komunitetit dhe mjedisit.

iMoto po përpiqet në mënyrë aktive të edukojë komunitetin për sigurinë dhe përdorimin e motorrëve me ndihmën e kanaleve moderne siç janë mediat sociale dhe aktualisht po kërkon metoda të tjera të shpërndarjes së informacionit për një audiencë më të gjerë.