Bikers Club

iMoto Bikers Club u krijua nga një komunitet motoçiklistësh, për një komunitet motoçiklistësh, si një mundësi për t’u mbledhur së bashku, për të vizituar vende të ndryshme në Shqipëri dhe për të shijuar një ditë me motorrat e tyre. Këto ture planifikohen dhe njoftohen nga iMoto në rrjetet tona sociale dhe të gjithë ata që janë pjesë e iMoto Bikers Club janë të ftuar. Komuniteti i motoçiklistëve që janë pjesë e iMoto Bikers Club përbëhet nga rreth 200 persona dhe rritet cdo ditë e më tepër.
Bëhu edhe ti pjesë e jona!