Historia e xhaketave ikonike të Dakar Rally

Në vitin 1978, garuesi francez Thierry Sabine krijoi një garë epike. Paris-Dakar ishte një maratonë e cila niste në Paris, në bazën e kullës Eifel dhe mbaronte në kryeqytetin e Senegal-it, në brigjet e liqenit Retba. Ky ishte Grand-Prix i off-road. Në pikën e nisjes gjendeshin garues legjendarë dhe motorcikleta të fuqishme, të avancaruara mjaftueshëm për të arritur 200 km/h në baltë dhe rërë. Atje ndodhej Jean Claude Olivier me prototipin 4 cilindrik të Yamaha; Neveu, Picco, Lalay, Orioli, De Petri, Terruzzi e shumë të tjerë.

Faza Kërkimore

Edhe këtu, mbrojtja ishte domosdoshmëri, ndaj Dainese u përfshi për 20 vite. Veshjet e garave ndikuan edhe enduro-n, duke rezultuar në veshje të bëra specifikisht për garat rally, të cilat me kalimin e kohës po bëheshin akoma më specifike dhe high-tech. Fillimisht këto veshje ishin një miks mes copës dhe lëkurës si materiale kryesore, për ti lënë vendin më vonë fibrave moderne të cilat ishin më të forta edhe mbrojtëseve specifike për krahët dhe supet. Mbrojtësi i shpinës i integruar ishte hapi tjetër në përmirsimin e këtyre xhaketave, një element i cili konsiderohet i domosdoshëm në çdo garë me motora në ditet e sotme. Disa nga xhaketat të bëra për Edi Orioli, 4 herë kampion në vitet 1988-1996, përbëheshin nga materiale të sofistikuara si aramidi dhe fibra karboni për të mbrojtur supet.

Në pjesën e dytë të viteve ’90, një risi përmirësoi xhaketat e përdorura në këto gara. In the second half of the 1990s, the unthinkable happened. “Gunga” në kurriz, si ato që shohim tani në kostumet e Grand Prix, u implementuara në disa xhaketa të bëra për Orioli-n dhe disa garues të tjerë, në sasi të limituar. “Gunga” kishte një rol kyç në mbrojtjen e garuesit pasi ajo mbronte disa vertebra të cilat mbrojtëset e shpinës nuk i mbronin dot. Gjithashtu ato ndihmonin edhe në aerodinamiken e garuesit; në një garë ku shpejtësitë e motorave kalonin 180 km/h, aerodinamika është një element i rëndësishëm pasi ajo mund të diferencojë vendin e parë nga vendi i dytë.

Rritja e rehatisë për të ulur rrezikshmërine

Dainese krijoi xhaketa dhe pantallona të ndryshme të përshtatshme me ndryshimet klimaterike me të cilat garuesi mund të ndeshej gjatë rrugës. Gjithashtu ata krijuan edhe veshje me sisteme ngrohje për të përballuar fazat e fillimit të garës. Garat fillonin në Paris gjatë dimrit dhe në momentin e parë që arrinin në Afrikë, ato kalonin male të larta në Marok-ut. Në disa faza të garës temperaturat arrinin 0 gradë ose uleshin akoma më poshtë. Gara ishte shpesh në mëshirë të motit dhe shoqërohej vazhdimisht nga ngricat dhe bora, ndaj aftësia që veshjet e garuesëve kishin për të përballuar këto ndryshime klimaterike ishte e rëndësishme për mbarvajtjen e garës.

Këtu lindi nevoja për të krijuar xhaketa të cilat lejonin garuesit të jepnin maksimumin e tyre edhe në kushtet më ekstreme. Xhaketa të veçanta kundra ujit, të bëra me material Gore-Tex, me elemente ngrohje të implementuara në të, si dhe me doreza të brendshme u krijuan në këtë kohë. Asgjë nuk ishte rastësore. Xhaketa termike mund të vishej sipër xhaketës specifike të garës, por e njejta gjë nuk mund të bëhej me dorezat e brendshme. Ato duhet të siguronin ndjeshmërinë maksimale gjatë kontrollit të motorit. Zgjidhja e gjetur ishte vendosja e elementeve ngrohëse në pjesën e jashtme të dorës, jo atë të brendshme. Vendosja e materialeve termike në pjesën e brendshme padyshim do të ndikonte në komfortin e dorës dhe në kontrollin e timonit. I gjithe sistemi lidhej me një bateri e cila mbahej në një nga xhepat e xhaketës. Sasia e nxehtësisë që përçohej nga filamentet mund të rregullohej duke përdorur një potentiometër me një shkallë intensiteti nga 0 në 10.

Për garat në klima më të nxehta, si “Rallye des Pharaons”, veshje të lehta dhe me ventilim të lartë përdoreshi në vend të xhaketave të mësipërme. Këto xhaketa përbëheshin nga copa inovative, të cilat ishin më të forta në zona me fërkim të lartë si pjesa e pasme e xhaketës ose krahët. Në të gjitha rastet qellimi ishte rritja e performancës dhe minimizimi i riskut.

Nga shkretëtira në prodhim standard

Pjesëmarrja në garat e periudhës Paris-Dakar, i mundësoi Dainese të punonte dhe eksperimentonte me teknologji të reja në fusha më ekstreme dhe sfiduese. Njohuritë e mbledhura gjatë kësaj periudhe aplikohen tani në pjesën më të madhe të xhaketave Dainese, të aksesueshme nga çdokush.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *