Cilësia e lartë dhe suporti profesional që ofrohen nga Servisi i iMotos, nuk është vetëm një angazhim ndaj klientëve tanë, por edhe një kërkesë thelbësore nga partnerët që ne përfaqësojmë. Megjithëse stafi ynë ka përvojë shumë vjeçare në mbështetje të markave ndërkombëtare në Evropë, ata ende ndjekin disa trajnime specifike për të qëndruar në krye të tregut.