iMOTO Services (shqip)

..

iMoto Shërbime

Kur ne themi “ti thjesht jepi gaz… për të tjerat kujdesemi ne” e kemi me të vërtetë

Standardi i lartë në suportin professional është një angazhim thelbësor që ne kemi kundrejt klientëve tanë. Është gjithashtu një kërkesë e rëndësishme nga partnerët që ne do të përfaqësojmë në Shqipëri. Për çdo informacion të mëtejshëm flisni me shërbimin ndaj klientit.

Shërbimi Imoto-s është pasuria më e vlefshme e jona, një garanci për një sfidë afatgjatë. E veçanta e cilësisë së produkteve është ajo që na bën të ndryshëm:

  • Besueshmëria: Përbërësit e produkteve i rezistojnë ashpërsisë së përdorimit të përditshëm dhe ekstremeve të temperaturave dhe lagështisë.
  • Jetëgjatësia: Përputhet me dëshirën e konsumatorëve të cilët presin që mjetet e tyre të funksionojnë më gjatë

Motoçiketat tona i nënshtrohen një inspektimi të plotë për t’u siguruar që janë gati për rrugë. Ne duam që motori juaj të jetë i sigurt dhe në top form. Kjo është edhe një mënyrë tjetër që ne i ofrojmë vlera klientëve tanë.

Ekipi i Shërbimit iMOTO ka shumë vite përvojë në mbështetje të markave ndërkombëtare në Europë dhe vazhdimisht rifreskohet me trajnime periodike, gjithmonë duke u munduar të përmirësojë në radhë të parë veten për rezultate më të mira.
Duke filluar me nevojat e përditshme në zonat urbane e deri tek zonat më ekstreme në bregdet të  ose mal, aty ku ndihesh një me natyrën, iMoto do të sigurohet që të keni përvojën më të mirë në çdo terren të Shqipërisë. Një mal i bukur apo një plazh i vetmuar do të jetë vetëm fillimi i aventurave më të mira që do të përjetoni ndonjëherë. Ka vetëm një shans për të lënë një përshtypje të parë! Ne jemi këtu për të ofruar zgjidhje perfekte për të gjitha kërkesat për sa i përket kësaj fushe. Për të përfituar prej tyre duhet të provoni shërbimet tona të cilësisë së parë.