Description
Skuteri ynë më i shitur 125cc bëhet gjithmonë e më i miri
PCX ka qenë gjithmonë i njohur për kursimin dhe prakticitetin e tij, por tani, me një pamje të re më sportive, është me të vërtetë më tërheqës. Ka më shumë hapësirë nën-sedilje – të mjaftueshme për një helmet të plotë – ndërkohë që dritat e ndritshme të LED dhe ekranet e rinj LCD tregojnë tregojnë parametrat e funksionimit. Rrotat më të lehta, me një rritje të përmasave të gomave për mbështetje më të madhe në tokë , kombinojnë në mënyrë të përsosur me një frenat e përparme ABS si edhe udhëtime më të gjata , suspacioni nga pas për një udhëtim të qetë dhe të sigurt.
Nëse jeni të zënë dhe duhet të jeni diku shpejtë, PCX është gati. Nuk keni pse prisni për taksi të shtrenjtë, apo transportin publik të vonuar – vetëm shtyp butonin e nisjes dhe shkoni. Ky skuter i i shkathët dhe kompakt mund të çajë me lehtësi nëpër trafikun e qytetit, duke ju çuar aty ku doni të shkoni me stil dhe në kohë.
Së bashku me më shumë fuqi nga motori 125cc, transmisioni V-Matic është rishikuar për të zgjeruar gamën e raporteve të shpejtësisë. Ai jep një përshpejtim të butë kur jeni me shpejtësi të ulët, dhe kaloni nga shpejtësi mesatare në më të lartë, merrni shtysë më të fortë; ideale për një shpejtësi parakalimi .
Zotërimi dhe kontrolli
PCX është ndërtuar mbi bazament të ri, të lehtë, të dyfishtë çeliku. Kjo i jep PCX një bazë më të shkurtër të rrotave, duke përmirësuar manovrueshmërinë. Ne kemi bërë një ndryshim të madh edhe në sustat e pasme. Tani, e ndërtuar susta për udhëtime më të gjata, susta me tre rrathë krahasuar me ato të mëparshmet me dy rrathë ; ju përjetoni një udhëtim të këndshëm dhe të rehatshëm edhe mbi ato rrugë me gropa jashtë qytetit.