QËNDRO I SIGURT KUR JE DUKE UDHËTUAR NË GRUP: GATI OSE JO, JA KU JEMI

Kur je duke udhëtuar me të tjerë, është e lehtë të ndihesh i sigurt në vetvete. Nuk duket se ka të njëjtin sens urgjence të skanojmë në mënyrë aktive rrugën ose të shikojmë në pasqyra ashtu si bëjmë kur jemi duke ecur vetëm. Kur jemi duke udhëtuar në grup, sytë priren të fiksohen në motoçikleta përpara duke i lënë të tjerët të udhëheqin. Kjo zgjat deri në momentin që një shofer i paduruar nga prapa na parakalon.
Ky efekt përsëritet deri sa të gjithë parakalojnë njëri pas tjetrit . Ky është momenti kur shoferi i makinës që mund të ndodhet aty, kupton se nuk mund të parakalojë më. Si mund ta minimizojmë rrezikun në këto skenarë?
Duke marrë një rol aktiv dhe duke ndjekur rrugën tonë, edhe kur jemi duke udhëtuar me të tjerët.Gjatë gjithë kohës qëndroni të kujdesshëm duke u konsultuar me pasqyrëne majtë. Sigurohuni që gjithmonë ta dini nëse ka një shofer pas jush.
Qëndroni të përgatitur; nëse një automjet po ju afrohet shpejt ose është duke pritur të parakalojë. Kur merrni kthesat, kontrolloni pasqyrat ndërsa ngadalësoni shpejtësinë dhe përgatituni për parakalimin e makinës. A është gati që grupi juaj të bëjë një kthesë të majtë? Një kontroll pasqyre dmund të shpëtojë jetën tuaj nëse ai shofer vendos të parakalojë teksa jeni duke u kthyer majtas si grup. Makinat që parakalojnë janë gjithmonë aty, duhet të planifikoni për to. Sepse, nëse ju jeni gati apo jo, ato vijnë!

Kur futesh në iMOTO, bëhesh pjesë e një revolucioni.
Themeluar në 2016 iMOTO është në hapat e duhur për të ndërtuar gjeneratën e re të motorristave shqiptar.

Rruga Irfan Tomini, Tiranë, Shqipëri +355 67 501 0001 showroom@imoto.al Pandeli Cale, Tirana, Albania

Social Media

Join our Newsletter