Si të zgjedhësh dorezat e duhura për udhëtimin e rradhës

Pavarësisht stinës, dorezat janë një aksesor i domosdoshëm gjatë udhëtimit me motor. Dorezat jo vetëm i bëjnë udhëtimet tuaja më të rehatshme, por përdorimi i dorezave të duhura rrit sigurinë e motoristit. Mbrojtja e ekstremiteteve të trupit është domosdoshmëri.

Kjo do të thotë që mbajtja e dorezave nuk duhet të konsiderohet opsionale. Por cilat doreza duhet të zgjidhni? Deri më tani janë dy ndarje të mëdha në industrinë e prodhimit të dorezave: dorezat me membranë kundra ujit dhe ato pa këtë membrane. Të parat janë perfekte për stinë të ftohta, ndërsa kategoria tjeter perfekte për periudha me temperatura mesatare ose të larta.

Doreza të lehta dhe për stinë me temperatura të larta

Gjatë muajve më të ngrohte, përdorimi i dorezave të lehta dhe me ajrosje është një opsion më i mirë sesa udhëtimi pa to. Përpos rritjes së sigurisë, mbrojtja e lëkurës nga ekspozimi ndaj diellit për peridha të gjata është dicka e cila duhet marrë parasysh. Por le të mos harrojmë rreziqe të tjera të fshehura, si insektet. Çdokush që ka pasur kënaqësinë të gjejë një bletë ose insekte të tjera në duart e tij/saj të pambrojtura, e kupton shumë mirë për çfarë e kemi fjalën.

Të dobishme në temperatura të larta, si brenda qytetit ashtu dhe në udhëtime më të gjata – dorezat verore me mbrojtëse të buta, ofrojnë jo vetëm siguri por edhe ajrosje efektive përmes copës së tyre të veçantë. Për më tepër rehati si dhe për siguri më të lartë këto doreza kanë pjesë të veçanta të përbera nga një shtresë lëkure, e cila padyshim do ju ndihmojë gjatë ngarjes së motorit.

Dainese Aerox Gloves

Dorezat kundra ujit   

Një zgjidhje e midisme janë dorezat kundra ujit, por pa mbushje termike. Këto doreza janë më të përshtatshme për pranvere ose vjeshtë, pra stinë me lagështi të larte, por me temperatura mesatare. Pjesa më e madhe e këtyre dorezave si material bazë kanë copën, por ekzistojnë gjithashtu disa modele lëkure të cilat janë të përshtatshme për këto periudha.

Mungesa e mbushjes i bën këto doreza perfekte për off-road duke qënë se ato ofrojnë ndjeshmëri më të lartë në duar dhe kontroll më të mirë të timonit të motorit.

Dorezat Dainese Universe Gore Tex

Doreza me mbushje dhe membranë kundra ujit – për stinë më të ashpra.

Këto doreza janë ideale për të gjithë ata që preferojnë të ngasin motorin e tyre në temperatura të ulëta. Pjesa më e madhe e këtyre dorezave janë të gjata, pra vishen sipër xhaketës duke mos lejuar ajrin e ftohtë të futet brenda saj. Pavarësisht kësaj, një shumëllojshmëri modelesh termike janë të disponueshme edhe si doreza të shkurtra. Dorezat e shkurtra termike kundra ujit rrisin fleksibilitetin e kyçit të dorës, duke mos penguar mbrojtjen që këto doreza ofrojnë.

Dorezat nuk duhet të konsiderohen më pak të rendesishme se një xhaketë ose një helmetë. Mbrojtja nga i ftohti dhe nga insektet është domosdoshmëri gjatë udhëtimeve me motor. Duart janë të parat që reagojnë ndaj ndryshimit të temperaturave. Temperatura të ulta mund të ulin ndjeshmërinë e duarve dhe rrjedhimisht e bejnë kontrollin e motorit më të veshtirë. Reagimet bëhen më të ngadalëta dhe në rastin më të keq, ju mund të humbni totalisht kontrollin.

Doreza Dainese GoreTex

Teknologjia mbrojtëse e dorezave

Pjesa me e rëndësishme e dorezave janë insertet mbrojtëse për pjesën e sipërme të dorës, inserte të cilat marrin forma të ndryshme në doreza të ndryshme. Këto mbrojtëse variojnë nga ato me përbërje titani dhe karboni të përdorura nëpër gara, deri tek ato prej metali ose poliuretani të dorezave për udhëtime të gjata. Teknologjia më e avancuar në dorezat Dainese të cilat mund ti gjeni në iMoto, implementon mbrojtëset për doreza Ergotek, të krijuara përmes studimit të dorezave të garuesëve të MotoGP™, prej të cilave zonat të cilat kanë probabilitet më të lartë impakti janë veshur me këtë material, duke krijuar kështu më shumë komoditet dhe mundësi të levizjes së dorës pa hequr dorë nga siguria që ofrojnë këto doreza.

Duhet të jemi të përgatitur për çdo të papritur!

Kur udhëtojme me motor, është pothuajse e pamundur të parashikojmë të gjitha ndryshimet e motit që mund të ndodhin gjatë rrugës. Nëse jeni duke u përgatitur për një udhëtim disa-ditor drejt zonave ku temperaturat janë të ndryshueshme dhe të paparashikueshme, zgjidhja më e mirë është të keni dy modele dorezash me vete, të përshtatshme për temperatura dhe nivele lagështie të ndryshme.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *