Si të zgjedhim helmetën e duhur?

Të zgjedhim një helmetë të re është gjithmonë e vështirë. Çdo helmetë tregon shumë për personalitetin dhe stilin e personit që e mban ate. Por përpos pamjes së jashtme, cilat janë benefitet dhe karakteristikat e veçanta të helmetave full-face, modeulare dhe adventure? Të jemi të informuar përpara se të blejmë një helmetë është gjithmonë e rëndësishme.

Siguria – Çfarë duhet të kërkojmë?

Si fillim, pavarësisht modelit të helmetës që do të zgjidhni, fokusi juaj primar duhet të jetë siguria. Helmeta juaj duhet të jetë padyshim në dakordësi me standarded më të fundit të helmetave.

Për ato që i përdorin shpesh motorat e tyre, do të ishte optimale të zgjidhnin një helmetë të përbërë nga fibër e përzier ose fibër karboni, dhe nëse do të ishte e mundur, një helmetë e cila vjen në një larmishmëri masash, duke përfshirë këtu dhe masat e midisme medium-small ose medium-large në mënyrë që të zgjidhni helmetën e cila përputhet plotësisht me kokën tuaj.

Për ata që përdorin motorat e tyre për distanca të shkurtra ose mesatare brenda një qyteti, termoplastika është padyshim një zgjedhje e mire, sidomos për motoristët e rinj të cilë nuk po kërkojnë një helmetë shumë të lehtë ose me fokus në aerodinamikë.

Gjithashtu një faktor tjetër i cili duhet konsideruar me kujdes është shtresa e cila absorbon goditjet, e cila është më e sigurt e nëse është EPS (Polisterol i Zgjerueshëm) me densitet të ndryshueshëm. Një helmetë me EPS me densitet të ndryshueshëm ka mbrojtje më të lartë në zona të ndryshme të helmetës të cilat janë më të predispozuara për të pasur impakt në rast rrëzimi apo aksidenti, duke siguruar mbrojtje të lartë nga impakti.

Sugjerime për ju:
Fluid AGV – Tartaruga
AGV K1 – FLAVUM 46
AGV K3 – MISANO 2015
AGV K5 – Tornado

Fokusi tek detajet – Mekanizmi i xhamit

Një nga detajet i cili shpesh nuk konsiderohet i rëndësishmëm, por i cili ndikon shumë në sigurinë tuaj është mekanizmi i heqjes ose zëvëndësimit të xhamit. Një mekanizëm i vogël do të thotë që në pjesën anësore të kokës ka më shumë hapësirë për mbrojtje përmes EPS.

Xhami i përparëm – një mburojë në rrugë


Kushtojini rëndësi fushë-pamjes, e cila duhet të jetë sa më e gjërë, sidomos në pjesët anësore. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme është e thjeshtë: sa më shumë shumë fushë-pamje gjatë udhëtimeve me motor, aq më të vetëdijshëm jemi ne për çdo rrezik potencial dhe kemi kohë të reagojmë për të shmangur incidente të pakëndshme, sidomos në zona me shumë trafik.

Xhami i përparëm nuk na mbron vetëm nga era por nga një larmishmëri gjerash; nga pluhuri deri tek insektet, ndaj trashësia e xhamit është padyshim e rëndësishme. Gjenrata e fundit e xhamave të përparëm duhet të jetë jo më pak se 3mm i trashë dhe duhet të jetë i klasit optik 1, pra nuk duhet të ketë shformim të pamjes.

Rëndësia e kanaleve të ajrosjes


Sistemi i kanaleve të ajrosjes në një helmetë gjithmonë studiohet në imtësi, duke pozicionuar në mënyrë strategjike çdo portë hyrëse dhe dalëse të ajrit në mënyrë që i nxehti dhe lagështia të mos qëndrojnë gjatë brenda helmetës.

Qarkullimi i mirë i ajrit brenda helmetës nuk ka të bejë vetëm me rehatinë pasi rritja e temperaturës në brendësi të helmetës ngadalëson reflekset dhe ndikon aftësitë perceptuese të motoristit. Sistemi më i mirë i ventilimit momentalisht ështe në formë tuneli pasi ky model siguron shpërndarje maksimale ajri dhe aerodinamike më të mirë të helmetës.  

Full-face, përkufizimi i një helmete 

Helmetat Full-Face janë modelet më të njohura të helmetave. Ato përdoren nga garuesit e Moto-GP por edhe nga persona të cilët kërkojnë mbrojtje maksimale. Avantazhi kryesor i helmetave full-face është struktura që ato kanë – skeleti i tyre nuk ka hapësira boshe përpos pjesës së xhamit të përparëm. Përdorimi i fibrave të karbonit i ka bërë këto helmeta më të helta, duke rritur sigurinë dhe rehatinë e përoduresit.

Studimi i kanaleve të ajrosjes ka mundësuar që këto helmeta të jenë më kompakte dhe aerodinamike. Aerodinamizmi është një aspekt i rëndësishëm për këdo që bën rrugë të gjata me motor. Një helmetë me aerodinamikë të mirë ofron më pak rezistencë ere, më pak dridhje dhe më shumë rehati në shpejtësi të lartë. Gjithashtu dizajn i tyre aerodinamik i bën ato më estetike dhe “agresive” në dukje.

Sugjerime për ju:
AGV K5 SV – Hurricane
AGV VELOCE S – BLACK
AGV VELOCE S – SOLELUNA

Modulare – për komfort dhe prakticitet

E krijuar rreth 40 vite më parë për adhuruesit e udhëtimeve të gjata, helmetat modulare janë shumë të preferuara dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Mundësia e hapjes së pjesës së përparme është avantazhi më i madh që këto helmeta ofrojnë. Lëvizshmëria e pjesës së përparme të helmetës jo domosdoshmërisht krijon dis-balancë peshe në helmetë, pasi një pjesë e mirë e këtyre helemtave përbëhen nga fibër karboni dhe mund të jenë më të lehta se helmetat full-face.

Pjesa e përparme mund të hapet kur ndaloni për tu freskuar në ditë me temperatura të larta ose thjesht për të komunikuar me shoqëruesit e udhëtimeve tona. Kjo lloj helmete ka të integruar syze kundra diellit duke e bërë të panevojshme për motoristin të ndalojë për të përdorur syze kundra diellit, në varësi të intensitetit të dritës gjatë udhëtimit.

Të dizejnuara për distanca të gjata, helmetat modulare janë të praktike dhe ofrojnë rehati në terma materialesh përberëse dhe akustike. Ato kanë izolim akustik të mirë edhe materiale të brendshme të cilat largojnë lagështinë nga koka e përdoruesit. 

Sugjerime për ju:
AGV Compact ST – Boston
AGV Compact ST – Black

Adventure – për eksplorime të pafundme

Rritja e popullaritetit të motorave enduro dhe adventure kanë bërë të mundur eksplorimin e terreneve larg asfaltit nga shumë motoriste. Si rrjedhojë edhe helmetat adventure janë bërë më të pëlqyera. Teknikisht këto helmeta janë të ngjashme me helmetat full-face, me një skelet statik, por me detaje të cilat janë unike për off-road si pjesa e heqshme e mjekrës, forma dhe mbrojtësit nga balta dhe dielli të cilat janë perfekte për off-road.

Helmetat adventure janë gjithashtu më të gjithëanshme se çdo helmetë tjetër. Këto helmeta ofrojnë 4 mundësi të ndryshme përdorimi përmes strehes dhe xhamit të përparëm të heqshëm.

Sugjerime për ju:
AGV AX8 Naked
AGV AX8 Soleluna

Pavarësisht nëse po kërkoni performancë të lartë, helmeta të inspiruara nga gara ose rehati gjatë përdorimit të helmetës, është e rëndësishme që kur të zgjidhni helmetën tuaj të re të konsideroni të gjitmonë elementet e mësipërme.

Lexo më shumë:
– 10 Këshilla për udhëtimet me motor gjatë stinës së nxehtë
– Si të zgjedhësh dorezat e duhura për udhëtimin e rradhës
– Si vendosen certefikimet e mbrojtëseve të trupit.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *