Si vendosen certefikimet e mbrojtëseve të trupit.

Mbrojtja në mënyrë efektive gjatë udhëtimeve me motor në ditët e sotme është domosdoshmëri. Mbrojtëset jane një nga elementet më të rëndësishëm të një udhëtimi me motor, por përdorimi i produkteve të përzgjedhura rastësisht nuk mjafton për të qënë të sigurt. Këto produkte duhet të jenë të certifikuara nga autoritetet kompetente të cilët konfirmojnë aftësitë mbrojtëse të këtyre produkteve dhe sigurohen që ato ofrojnë qoftë edhe minimumin e mbrojtjes së nevojshme në bazë të Rregullores (EU) 2016/425.

Standardi EN1621 është një listë rregullash të përgjithshme të cilat çdo mbrojtëse duhet të përmbushi. Kjo listë është e përbërë nga nën-ndarje, secila prej të cilave fokusohet në pjesë të ndryshme të trupit. Për të marrë këtë certifikim, produktet duhet të kalojnë me sukses një seri testesh laboratorike të cilat garantojnë nivelin e mbrojtjes që ato ofrojnë në mënyrë që të fitojnë një “stampë kualiteti”.

Mbrojtëset mund të certifikohen në menyrë individuale, bazuar në seksionet përkatëse të standardit EN1621, ose sëbashku me veshjen të cilës ato i përkasin, duke u bazuar në standardin EN 17092:2020. Në këtë rast, në varësi të pjesës së trupit e cila mbrohet nga produkti, i referohemi pjesës së nevojshme të EN1621. Qëllimi kryesor është të sigurohemi që elementet mbrojtëse nuk lëvizin nga pjesa e cila duhet mbrojtur në rast rrëzimi ose aksidenti.

Absorbimi i energjisë së mbrojtëseve të kurrizit të nivelit 1 dhe 2

Dallimi mes mbrojtëseve të nivelit 1 dhe 2.

Mbrojtëset e shpinës të certifikuara, të cilat duhen konsideruar po aq të rëndësishme sa helmeta gjatë udhëtimit me motor, duhet të përmbushin të gjitha kriteret e përfshira në seksionin 2 të standardit të aplikueshëm, specifikisht UNI EN1621/2. Për të testuar efektivitetin e këtyre mbrojtëseve, ato duhet të testohen në aksidente të niveleve të ndryshme në terrene të ndryshme.  

Forca e cila transmetohet në anen tjetër të mbrojtëses, aty ku duhet të ndodhet shtylla kurrizore, vendos klasifikimin e mbrojtëses. Gjatë një testi përplasjeje me një forcë impakti prej 50J, një mbrojtëse e Nivelit 1 duhet të transmetojë jo më shumë se 18kN, edhe në asnjë rast nuk duhet kaluar 24kN. Një mbrojtës i Nivelit 2, duhet të transmetojë jo më shumë se 9kN.

Etiketa e mbrojteses se shpines Dainese
Full Back Protection – Mbrojtje e plote e kurrizit – Niveli 2
Central Back Protection – Mbrojtje e përqëndruar e shpines – Niveli 2

Simboli CE në mbrojtëset e shpinës tregon nivelin e mbrojtjes si dhe zonën e cila mbrohet: CB për pjesën qëndrore të shpinës dhe FB për të gjithë shpinën.Ndryshimi mes të dyjave qëndron në mbulimin horizontal të mbrojtëses: një mbrojtës i pjesës qëndrore mbron vetëm shtyllën kurrizore, ndërsa mbrojtësi i plotë mbron edhe pjesën anësore duke përfshirë këtu shpatullat.

Standarded e Airbag për motorcikleta

Standardi Teknik Europian për Airbag momentalisht specifikon vetëm Airbag të “aktivizuar mekanikisht” përmes EN1621.4. Sistemet e Airbag të aktivizuar në mënyrë elektronike, di D-AIR nga Dainese janë momentalisht të parregulluara nga Standardi Teknik Europian për shkak të teknologjisë inovatore të cilën ato përdorin. Si rrjedhojë standarded e EN1621/4 janë përdorur si bazë për krijimin e standardeve të reja specifike. 

Procedura e certefikimit përfshin një seri testesh të cila duhet ti përmbahen standardeve 1621/4. Për Nivelin 1 forca e transmetuar nuk duhet te kaloje 4.5kN, ndërsa për nivelin 2 nuk duhet të kalojë 2.5kN.

Absorbimi i energjisë i një airbag të nivelit 1 dhe 2

Mbrojtësit e gjymtyrëve

Mbrojtësit e gjymtyrëve (si krahët, supet dhe gjunjët) duhet ti përmbahen seksionit 1 të Standadit UNI EN1621. Në këtë rast, mbrojtësit duhet të përballojnë impakte verikale (testohen përmes hedhjes së një materiali me peshë 5kg nga 1 metër lartësi). Për Nivelin 1 forca e tejçuar në trup nuk duhet të kalojë 35kN, ndërsa për Nivelin 2 kjo forcë nuk duhet të kalojë 20kN.

Absorbimi i energjisë së një mbrojtëse të nivelit 1 dhe 2

Sugjerime për ty:
Mbrojtëse Krahësh Dainese
Set mbrojtesesh E1

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *