STUDIMI ME I RI TREGON QE TE NGASESH NJE MOTORR UL NIVELIN E STRESIT DHE RRIT FOKUSIN

Ti vete e di arsyen pse udhëton me motorr. Të gjithë e dime apo jo? Është ajo ndjesia a çlirimit, adrenalina qe te pershkon trupin, kenaqesia qe ben dicka te perbashket me grupin tend shoqeror. Të gjithë ne e kemi ditur  që nga momenti I pare qe kemi provuar motorrin, duhen vetem disa minuta duke ecur qe te çlirohesh nga cdo lloj stresi ditor. Nje studim I fundit shkencor tregon qe te ngasesh motorrin ka te njejtat benefite si aktiviteti fizik pasi ul nivelin e kortizolit, hormoni qe rrit stresin  ne organizem.

Studimi neurobiologjik u realizua nga një ekip hulumtuesish nga Instituti Semel i UCLA për Neurologji dhe Sjellje Njerezore që studioi një grup motorristash me eksperienc, te cilet ishin te shendetshem nga ana fiziologjike. Ata duhet te ngisnin motoçikletat ne nje rruge te paracaktuar prej 22 miljesh ne kushte normale.

Studiuesit regjistruan aktivitetin e trurit dhe nivelet e hormoneve perpara nisjes, gjatë dhe pas mbarimit te xhiros me motorr dhe makine si edhe ne gjendje qetesie. Ekipi hulumtues monitoroi aktivitetin elektrik te trurit të pjesëmarrësve, rrahjet e zemrës, si dhe nivelet e adrenalinës, noradrenalines dhe kortizolit duke perdorur teknologjine EEG nepermjet celularit. Rezultatet zbuluan se kur ishin duke ngare motorrin, pjesemarresit perjetonin ngritje te fokusit dhe ndjeshmerise dhe ishin me pak te predispozuar te shperqendroheshin. Te ngarit e motoçikletes gjithashtu prodhonte dhe rritje te nivelit te adrenalines dhe rrahjeve te zemres dhe ulje te niveleve te kortizolit- rezultate te cilat pergjithesisht I arrin pas nje stervitje te lehte, aktivitet I cili dihet tashme qe ul stresin.

Përdorimi i kësaj teknologjie ishte mjaft i çuditshëm në vetvete: “Deri se fundmi, teknologjia për të matur në mënyrë rigoroze ndikimin e

aktiviteteve si motoçiklizmi në tru nuk ekzistonin “, tha Dr Don

Vaughn, neuroshkencetar që udhëhoqi ekipin kërkimor. “Truri është

një organ tepër i ndërlikuar dhe është interesante  të hetosh efektet fizike dhe mendore qe motorristat raportojne “

Studiuesit e UCLA studiuan pergjigjet biologjike dhe fiziologjike te më shumë se 50 motoçiklistëve me përvojë që përdorin teknologjine EEG ne celular.

Studimi gjithashtu theksoi këto pika kyçe:

Te ngasesh një motorr uli nivelet hormonale të stresit me 28 për qind

  • Mesatarisht, ngarja me motorr për 20 minuta rriste rrahjet e zemres me 11 % dhe nivelet e adrenalines me 27 % – e ngjashme me efektet e nje stërvitje  te lehtë
  • Perqendrimi tek shqisat ishte me I larte ndërkohë që je duke I dhene motorrit ne raport me perqendrimin qe ke kur je duke I dhene makines, efekt I cili eshte pare ne menyre te ngjashme tek ata qe meditojne kundrejt atyre qe nuk meditojne
  • Ndryshimet ne aktivitetin e trurit te pjesemarresve ndërsa ishin duke ngare, ishin te ngjashme me zgjimin qe perjetojme pasi kemi pire kafe.

Studimi i plotë, i cili mati pergjigjet biologjike dhe fiziologjike te më shumë se 50 motoçiklistëve me përvojë, që përdorin Teknologjine EEG ne celular, titullohet “Efektet mendore dhe fizike të ngarjes se Motorrit “.

Profesori i UCLA Dr Mark Cohen tha: “Ndërsa shkencëtarët kanë

studiuar gjatë marrëdhënien e trurit dhe përgjigjet hormonale ndaj vëmendjes dhe stresit, aj cka ne beme duke ekperimentuar  në kushte reale jetese me motoçiklisat, eshte vertet nje studim i rrallë. Asnjë eksperiment laboratorik nuk mund të kopjojë ndjesite që ka nj motoçiklist duke udhetuar në rrugë të hapur “. SHARE

Kur futesh në iMOTO, bëhesh pjesë e një revolucioni.
Themeluar në 2016 iMOTO është në hapat e duhur për të ndërtuar gjeneratën e re të motorristave shqiptar.

Rruga Irfan Tomini, Tiranë, Shqipëri +355 67 501 0001 showroom@imoto.al Pandeli Cale, Tirana, Albania

Social Media

Join our Newsletter