Featured tabs (shqip)

Historiku


Fokusi kryesor iMoto-s është ajo se çfarë njerëzit kërkojnë dhe pasionet e tyre.
Ne kemi ekperienc në inovacione dhe analiza të detajuara në vendet në zhvillim.
iMoto është shitësi ekskluziv i Honda Motor në Shqipëri.
Ne ofrojmë shërbimin më të mirë motorik për një udhëtim unik!
Nëse po kërkoni motoçikleta në Tiranë, Shqipëri, iMoto ju sjell markat dhe shërbimin më të mirë.
Këtu mund të gjeni disa prej markave më të mira në mbarë botën si: Motorë HONDA, Motorçikleta SYM dhe Scooters, Helmetë AGV, rroba Dainese etj.
Me gamën e gjerë të produkteve që ofrojmë ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të blini motoçikletën e ëndrrave tuaja!


Vizioni ynë


Transporti është një koncept i gjerë dhe sigurisht që synojmë ta mbulojmë plotësisht atë me përvojën dhe përkushtimin tonë. Ne nuk sigurojmë monociklete, biçikleta ose makina; ne sigurojmë zgjidhje për një eksperiencë unike; në mënyrën më të lehtë dhe më të sigurt në udhëtime.
Si? Me produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë; këshilla profesionale dhe mbështetje teknike të mprehta. Ju vetëm bëni zgjedhjen… për të tjerat kujdesemi ne!
Po, mund të blesh motoçikletën tënde të ëndrrave këtu ose të marrësh me qira një nëse dëshiron të eksplorosh botën vetëm ose me një mik!
Vizioni iMoto-s është që të bëhet kompania numër një automobilistike në Shqipëri.
iMoto do të ofrojë një shërbim 360 gradë transporti, por jo vetëm.


Filozofia jonë


Nëse jeni duke kërkuar një motor funksional për përdorim të përditshëm ose jeni një nga ata aventurierë që kërkojnë adrenalinën, ne jemi këtu për t’i shërbyer çdo të apasionuari pas motoçikletave produktet e përshtatshme, të kuruara me profesionalizëm për një rezultat maksimal përfundimtar.
iMoto ka një filozofi “të pandërprerë” bazuar në rritjen së bashku me eksperiencën, e kombinuar kjo me gamën e gjerë të produkteve dhe suportin që ofrojmë për to. Të jesh adaptiv ndaj tregut është një kërkesë në çdo fushë të jetës, por mënyra se si e bëjmë këtu në iMoto është futuriste. Jemi shumë të vetëdijshëm për atë që po ofrojmë: një mjet strategjik transporti. Ne përpiqemi t’u mundësojmë klientëve tanë ta shijojnë me të vërtetë këtë përvojë.
Me pasion dhe përkushtim ne jemi këtu për të ndihmuar klientët tanë në zgjedhjet e tyre.
Motoçikletat tona janë të ndryshme, ashtu si klientët tanë, duke përmbushur kërkesat e tyre specifike.